Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë për palnin franko-gjerman. Këtë radhë në një intervistë për RTK-në.
Ai në një intervistë për RTK2, pra edicionin në gjuhën serbë, ka dhënë një deklaratë interesante. Ai tha se për herë të para rreth planit franko-gjerman ka lexuar nga “iPad”-i i Lajçakut.
Kurti ka thënë se nuk ka pasur asnjë dokument me shkrim për këtë gjë.
“Të jem plotësisht i qartë, sigurisht edhe i sinqertë, më 9 shtator e kam lexuar atë propozim, por nga ‘iPad’-i i Lajçakut, nuk kam pasur dokument me shkrim. Ishin së bashku me Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn, të dërguarit nga Parisi dhe Berlini. Unë menjëherë e kam vërejtur se më në fund kemi një propozim për marrëveshje”, ka shtuar kryeministri Kurti.