Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti, ka postuar një përmbledhje të aktiviteteve gjatë ditës së martë, ku mori pjesë në tubime në Prishtinë, Gjakovë e Therandë.
“Ditë pas dite, gjithandej Kosovës, për të biseduar me gjithsecilin e gjithsecilen drejt 500 mijë votave, drejt fitores së 9 shkurtit”, shkroi Kurti në mbishkrimin e videos së postuar nga kryeministri i tanishëm.
Kurti po synon vazhdimin edhe të një mandati katër-vjeçar.