Kurti: Po ti kishim 60 vota, do bëheshin 63 ose 64

Kurti: Po ti kishim 60 vota, do bëheshin 63 ose 64

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili dje dështoi të emërohet sërish në këtë pozitë, ka folur sot para mediave.

Kurti tha se kur kërkonte votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, ishin “61 vota”.

“Jam i bindur që në atë kohë, Albulena i ka pasur 61 vota me votim të fshehtë. Dhe insistimi im ka qenë ‘më testoni, më provoni’. Besoj që nga pranvera, vera e deri në vjeshtë, numrat kanë lëvizur. Prej 56 deri në 62-3. Nga java në javë. Dhe dje ishin 56. Janë 3-4 deputetë që na e kanë thënë ‘bëni ju 60 vota, ne jemi i 61-ti. Kjo i bie që po ti kishim 60, do bëheshin 63 ose 64. Por jemi tash ku jemi”, deklaroi Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles