Kurti: Populli jonë bëri shumë sakrifica për ta jetësuar Republikën dhe njohjen ndërkombëtare

Kurti: Populli jonë bëri shumë sakrifica për ta jetësuar Republikën dhe njohjen ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen shtetërore të liderëve kosovarë në nder të Pavarësisë tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i një qëndrese të paepur të popullit shqiptar ndaj sunduesve të huaj, raporton Gazeta “Enigma”.

“17 vite më parë u shpall Pavarësia e Republikës sonë. Lindja e saj ishte rrjedhojë e gati një shekulli qëndrese të paepur të popullit tonë ndaj sundimit të huaj, dhunës së padrejtësisë thuajse të përditshme dhe ndërmarrjeve gjenocidale për ta zhbërë atë”,  ka thënë Kurti.

Tutje ai ka shtuar se “kur Republika u shpall nga Kuvendi i Kaçanikut më 1990, ajo jo vetëm që ishte legjitime, por përbënte edhe një formulë të drejtë dhe të arsyeshme drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare nën Jugosllavi”.

“Mirëpo, popullit tonë iu deshën të bëjë sakrifica të tjera gjatë viteve të 90-ta për të jetësuar Republikën dhe njohjen ndërkombëtare”. /Gazeta Enigma/

Related Articles