Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Sipas njoftimit të ZKM-së, “Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e saj përmes FINNIDA-s, si dhe mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës”.
Ai theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si ndër demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe si vend i përafruar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashktimit Evropian.
“Duke e falënderuar për mbështetjen e Finlandës në shtet-ndërtim dhe forcim të institucioneve demokratike, kryeministri shprehu përkushtimin në thellimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, inovacionit dhe teknologjisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.