Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, e falënderon për kontributin

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, e falënderon për kontributin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Kurti shprehu vlerësimin për angazhimin e De Riut në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador.

Përgjatë bisedës, thuhet se dyshja reflektuan bashkë mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku thuhet se është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali.

Kryeministri në detyrë falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës, dhe i uroi suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës.

Related Articles