Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grlic-Radman, raporton Gazeta Enigma.
Pas këtij takimi të dy nuk do të deklarohen për medie, po fillimisht ministri kroat është takuar me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallen, e më pastaj edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Grlic ka folur pas takimit që pa pasur me homologen, ministren Donika Gërvalla, duke theksuar se është kundër ndryshimit të kufijve dhe se përkrah dialogun me Serbinë dhe heqjen e vizave.
/Gazeta Enigma/.