Kryeministri, Albin Kurti, u prit sot në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, raporton Gazeta Blic.
Në takim u diskutua për takimin e ditës së sotme që do të mbehet në Ohër, dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
Njoftimi i ZKM-së:
Në Ohër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Diskutuan për takimin e sotëm të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai e falënderoi për mikëpritjen, për bashkëpunimin bilateral dhe raportet e mira e fqinjësore.
U theksua gatishmëria dypalëshe për të punuar së bashku mbi vlera dhe për prioritete të përbashkëta.