Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, priti në një takim sot ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.
Gjatë bisedës mes tyre kryeministri Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Belgjika në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se vendi ynë mirëpret trupat shtesë që Belgjika i ka dërguar në kuadër të misionit të KFOR-it, duke filluar nga 1 prilli 2025.
Pjesë e diskutimit ishin dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, investimet, drejtësia e sundimi i ligjit. U theksua vullneti dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit.
Kryeministri Kurti shtoi se Kosova vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.