Kurti priti në takim presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz

Kurti priti në takim presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz

Bashkëpunimi për të avancuar drejt integrimit euro-atlantik dhe angazhimi i përbashkët për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit, ishin tema e takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz dhe drejtoreshën e programit për Ballkan Perëndimor të Rockefeller Brothers Fund, Mia Vukojeviq.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në takim, Kurti theksoi stabilitetin institucional aktual, indikatorët pozitiv ekonomik dhe reformat në drejtësi.

“U bisedua për forcimin e cilësisë së demokracisë nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, si dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në energji të ripërtritshme dhe mjedis të shëndetshëm. Duke kundërshtuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, u diskutua për efektet në Evropë dhe botë”.

“Po ashtu, u fol edhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Rockefeller Brothers Fund me organizatat vendore në Kosovë, drejt forcimit të praktikës demokratike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të një të ardhmeje evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Related Articles