Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shënuar disa shifra, përmes të cilave po pretendon se vendi ka bërë progres ekonomik.
Kurti në një postim të publikuar në Facebook pasditën e së shtunës, ka rënditur pakot e prezantuara nga Qeveria, për të cilat po thotë se i ndihmuan shumë qytetarët e bizneset.
Mirëpo lidhur me këtë, ka reaguar ish kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi i cili e komenton ato arritje që sipas Kurtit janë rritë.
Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook tha se të dhënat e publikuara nga kryeministri Kurti në lidhje me rritjen e ekonomisë së Kosovës janë të pasakta.“3 komente, pa u thelluar ne pasaktesine dhe interpretimin tendencioz te dhenave nga Qeveria:1) Qarkullimi i bizneseve eshte rritur, jo si rezultat i rritjes se fuqise blerese apo ndonje performance me te mire ekonomike. Rritja e qarkullimit, eshte rezultat i inflacionit (ne shumicen e produkteve, rritja e çmimeve eshre mbi 20%);2) “Vendet e reja te punes”, jane formalizim i vendeve te punes, te cilat kane ekzistuar si vende pune, pra nuk jane vende te reja te punes, si rezultat i ndonje investimi apo rritje e bizneseve ekstistuese;3) Eksporti eshte rritur nga kompanite private dhe performanca e tyre. Qeveria nuk mund ta thote qe ka ndermarre ndonje mase apo politike te vetme qe ka ndikuar ne kete performance te eksportit. Minimalisht çka duhet te bej Kryeministri, eshte te vizitoj dhe te ju jep perkrahje simbolike, atyre qe sot jane mbi 25% e eksportit te Kosoves, perkatesisht kompanise “Devolli Corporation” , po edhe kompanive tjera qe me shume mund kane arritur nje pozicionim ne tregjet globale“, shkruan Rukiqi ne Facebook.