Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po bën krejt çka di e mundët për sa i përket plotësimit të kërkesave të Policisë së Kosovës.
I pari i qeverisë, kërkoi edhe pak kohë në mënyrë që të mos bëhen gabime e siç tha ai të shkaktohen zhgënjime.
“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa”, tha kryeministri Kurti.
“Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”, tha tutje ai.
Kujtojmë se kërkesë e policisë është që të paguhen orët shtesë të punës, t’iu bëhen sigurimet shëndetësore dhe t’iu paguhet rrezikshmëria.