Analisti Blerim Gashi, ka thënë se sipas tij Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka problem të rrëzohet e të ngritet sërish.
Gashi në Politiko, ka deklaruar se deputetët e LVV-së duhet t’i bëjnë kalkulimet sepse sipas tij në politikë nuk ka shans të dytë.
“Z.Kurti se ka hiç problem me ra e me u çu ma i fortë, kenë e s’kenë këta deputetë. Andaj, këta kur t’i bëjnë kalkulimet politike duhet të kenë kujdes se mos po djegën, se në politikë dy herë shans nuk ke”, ka thënë ai.