Kurti: Serbia nuk po e fsheh se kërkon të vazhdoj luftën të cilën e humbi

Kurti: Serbia nuk po e fsheh se kërkon të vazhdoj luftën të cilën e humbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka deklaruar se Serbia nuk po e fsheh kërkesën të vazhdoj luftën të cilën e humbi.

“Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës Serbia kërcënon edhe njëherë me hyrjen e forcave ushtarake. Beogradi po flet e sillet si pra 23 vitesh, madje udhëhiqet me një president që ka qenë ish zëdhënës i Millosheviciq. Kërkon të vazhdoj luftës të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoj aso kohe në Kumanovë, andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe pavarësisë përbën kërcënim të vazhdueshëm”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë “pakoja e Ahtihsarit mbeti kompromis i brishtë”.

“Integrimi i vërtetë i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë as pas më shumë se një dekade dialog në Bruksel. Me kriminel si Radojqiqi e Veselinoviqi bëhej blerja për qeverinë e Kosovës. Në thelb kjo përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese, kjo është e papranueshme për një shtet evropian, siç është Kosova ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se që nga dita e parë prej se kanë marr detyrën, qeveria është e interesuar për bashkëbisedim me Komunitetin serb, që sipas tij,  kanë të drejta të garantuara, dhe ka shtuar se kjo është Qeveria më demokratike në rajon.

I pari i ekzekutivit, ka thënë se Serbia përmes grupeve kriminale dhe duke e shfrytëzuar veriun si ambient ku është mungesa e ligjit, dhe sipas tij, shteti serb ka mbajtur peng qytetarët.

Kurti ka deklaruar se nuk kanë hequr dorë nga vendimet e tyre, dhe se paligjshmërisë nuk do tolerohet e as durohet në Kosovë.

“Për shkak të brishtësisë së situatës dhe partnerët tanë kemi toleruar shterje disa herë të vendimeve të zbatimeve tona, por çdo shtyrje ju kalon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga vendimet, paligjshmërisë nuk do tolerohet e as durohet në vendin tonë”, ka deklaruar ai.

Lajmi në përditësim..

Related Articles