Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar kohën para takimit me qytetarë në Prizren, për të shijuar një kafe në një lokal në Shatërvan.
Një fotografi të cilën e ka publikuar në Facebook ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e shfaq atë në shoqërinë e kryeministrit Kurti në kafene.
“Para takimit me qytetarë në Prizren, një kafe me Kryeministrin”, ka shkruar Krasniqi.
Ata shoqëroheshin edhe nga Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit Albin Kurti.