Qeveria e Kosovës të mërkurën ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.
Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë.
Me miratimin e Qeverisë sot, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen sikur para vendimit të vitit 2017 të marrë nga Qeveria Haradinaj.
Megjithat, kryeministri Albin Kurti e ka shkelur këtë premtim.
Vet ai 2020 kishte deklaruar se nuk duhet t’i ulen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kurti kishte thënë se shfuqizimi i vendimit nuk do të ketë efekt në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
Në 2020, Kurti kishte vendosur që mos ta shijojë pagën me rritje të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Vendimi i së mërkurës i parapriu projektligjit për pagat në sektorin publik. Në draftligjin e publikuar ishte sektori i drejtësisë i vetmi që prekej me ulje të pagës. Ishte paralajmëruar se pikërisht ky sektor mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin.
Kurti u shpreh se me këtë projektligj po krijojnë për herë të parë një sistem të unifikuar të pagave, që sipas tij, nuk do të ketë dallime të mëdha siç kishte më parë.