Kurti shkon për ngushëllime te familja e Agim Vatovcit

Kurti shkon për ngushëllime te familja e Agim Vatovcit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ishte në vizitë për ngushëllime te familja e Agim Vatovcit, ish-kryetarit të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë, i cili u nda nga jeta të dielën, në moshën 68 vjeçare.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë vizitës për ngushëllime, Kurti teksa e kujtoi figurën e Vatovcit, theksoi se ai ishte njëri ndër shembujt më të mirë të aktivizmit qytetar dhe avokues i madh i të të drejtave të njeriut.

“Me ndarjen fizike prej nesh, populli ynë dhe shoqëria jonë ka mbetur pa një aktivist të jashtëzakonshëm të të drejtave sociale dhe të përparimit qytetar. Agim Vatovci ishte gjallëria e njeriut të pandalshëm. E kujtojmë me nderim dhe pikëllim”, ka thënë Kurti.

Related Articles