Kurti shpalos detaje nga qëndrimi në Greqi

Kurti shpalos detaje nga qëndrimi në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qëndrimin në Greqi, e ka shfrytëzuar më së shumti për takime për çështje të invesitimeve. Tha se në fushen e investimeve të huaja ai bën shumë përpjekje, të cilat shtoi se nuk i bën publike.

Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se në dy konferencat në të cilat mori pjesë gjatë qëndrimit në shtetin helen, kishte shumë biznesmenë.

“Edhe më shumë sesa për takime politike, për çështjen e investimeve e kam shfrytëzuar këtë qëndrim në Greqi në këto dy konferenca, ku ka pasur edhe shumë biznesmenë”, tha ai.

Kurti tha se nuk bën të bëhet publik çdo takim i tij me investitorë të mundshëm, pasi tha se “armiqtë që nuk janë të paktë” do të mund t’i prishin punë Kosovës.

“Nëse këto do të publikoheshin, s’do mend se shumë kollaj, prej armiqëve jo të paktë të Kosovës do të mund të kontaktoheshin ata dhe më pastaj ta nxijnë imazhin e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta vënë në hezitim një investitor të ardhshëm”, tha ai.

Related Articles