Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Kombëtares së Kosovës në kuadër të fushatës kualifikuese, duke e cilësuar performancën e ekipit si historike.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Kosova e nisi këtë fushatë me besim dhe tashmë po hyn në fazën e radhës me edhe më shumë vetëbesim.
“Sonte bëmë histori dhe ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, ka shkruar Kurti, duke falënderuar futbollistët dhe tifozët për atmosferën dhe suksesin e arritur.
Kombëtarja e Kosovës vazhdon garën me synimin për të siguruar një rezultat historik duke siguruar play-offin.
