Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Poashtu, pjesë e takimit do të jetë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi do të mbahet nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Kështu kanë bërë të ditur për media nga Qeveria.