Kurti: Strukturat ilegale serbe organizuan sulme kibernetike dhe kërcënime në veri

Kurti: Strukturat ilegale serbe organizuan sulme kibernetike dhe kërcënime në veri

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ishte vetëm financiare dhe politike, por përfshinte edhe sulme kibernetike dhe kërcënime të drejtpërdrejta ndaj kandidatëve dhe votuesve, raporton Gazeta “Enigma”.

“Ndikimi i dikurshëm brutal, fizik, përfshirë rrahjet dhe vrasjet, nuk ka qenë më i mundur për shkak të përmirësimit të sigurisë në katër komunat veriore. Por, Serbia ka përdorur metoda të tjera, si kërcënime hibride, sulme kibernetike, joshje dhe shantazh financiar,” tha Kurti.

Sipas Kurtit vet presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktorë shtetëror e jo shtetëror që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim rol kryesor ka pasur kryeterroristi Millan Radojiçiq, apo njeriu i cili ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë.

“Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme ti dëmtoj subjektet rivale serbe, veçanërisht partinë për Liri Drejtësi e Mbijetesë të Nenad Rashiqit, ministrit të Qeverisë sonë për komunitete dhe kthim dhe Demokracia Serbe të Aleksadër Arisiniqriqit, dhe po ashtu edhe votuesit të subjekteve tjera kryesisht romë e ashkali. Përfaqësues të caktuar nga pothuajse të gjitha subjektet polike janë tërhequr nga gara pas kërcënimeve që kanë marr. Këto raste janë shënuar edhe në katër komunat veriore, e edhe në gjashtë komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë”, tha Kurti.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa konkretë kundër këtyre ndërhyrjeve, duke bastisur dhe mbyllur disa qendra të ashtuquajtura “për çështje sociale” në veri, të cilat ishin përdorur për të manipuluar votuesit serbë.

“Organet e tona të rendit bazuar në dëmshmit e disa qytetarëve të komunitetit serb që tregojnë për ndërhyrje të drejtpërdrejt në procesin zgjedhor më 21 shkurt të këtij viti kanë bastisur dhe mbyllur disa prej të ashtuquajturave qendra për çështje sociale në katër komunat veriore të cilat janë përdorur për të joshur apo shantazhuar votuesit nga radhët e komunitetit serb që të votojnë për Listën Serbe”, deklaroi Kurti. /Gazeta Enigma/

Related Articles