Kurti takohet edhe me Simson, tregon se çfarë u bisedua

Kurti takohet edhe me Simson, tregon se çfarë u bisedua

Në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo është takuar me Komisioneren Europiane për Energjinë, Kadri Simson.

Kurti tha se Kosova ka nevojë energji të qëndrueshme për rritje.

“Kjo është një çështje kapitale e cila ka nevojë për konsensus të gjerë pasi prek brezat që do të vijnë”, tha Kurti.

Tutje ai ka theksuar se bashkë me Simson konfirmuan angazhimin për të përmirësuar dhe diversifikuar  prodhimin e energjisë

“Ne konfirmuam angazhimin tonë për të përmirësuar dhe diversifikuar prodhimin dhe përdorimin e energjisë ndërsa lëvizim drejt një ekonomie më të gjelbër”, ka shkruar ai.

/Gazeta Enigma/

Related Articles