Kurti takohet me homologun e Lihtenshtajnit, optimist për finalizimin e EFTA-s

Kurti takohet me homologun e Lihtenshtajnit, optimist për finalizimin e EFTA-s

Kryeministri Albin Kurti u takua me homologun e tij të Principatës së Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky takim u zhvillua teksa në Prishtinë përfaqësues të dy qeverive po zhvillojnë raundin e katërt të diskutimeve rreth marrëveshjes për EFTA, për çka Kurti u shpreh optimist për finalizimin e saj e që do të kontribuonte në rritjen e raporteve ekonomike dhe tregtare mes dy shteteve.

“Duke qenë përkrahëse e vazhdueshme ndaj proceseve integruese të Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Lihtenshtajnit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”.

“Në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti dhe kryeministri Risch bashkë diskutuan edhe për mundësitë për lehtësimin e bashkëpunimit tregtar përmes eliminimit të tatimit të dyfishtë. Ky ishte takimi i parë ndërmjet dy kryeministrave”, thuhet në njoftim.

Related Articles