Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, sot u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer.
Lideri laburist shoqërohej nga zëvendësja e tij, Angela Rayner, kurse Albin Kurti nga ambasadori Ilir Kapiti.
U diskutuan një sërë temash të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë.
Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët.
Kurti e njoftoi atë për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, dhe e falënderoi atë për rolin historik të laburistëve në mbështetjen e Kosovës.
Starmer gjithashtu i ofroi përkrahje Kurtit për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.