Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka zhvilluar një takim me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ku temë diskutimi ka qenë krijimi i hapësirave të reja për bashkëpunim.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për të rritur angazhimin institucional për aktivitete të reja të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në shërbim të produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të të dy vendeve, thuhet në një komunikatë për media.
Organizimi i planifikuar i konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri” u vlerësua si mundësi për konkretizimin e nismave të përbashkëta, thuhet tutje.
Gjithashtu u theksuan potencialet për investime, duke marrë parasysh pozitën e favorshme gjeografike në rajonin e Ballkanit.