Kurti takohet me Osmanin dhe Konjufcën, bëjnë nderime te Memoriali për të pagjeturit

Kurti takohet me Osmanin dhe Konjufcën, bëjnë nderime te Memoriali për të pagjeturit

Para se të udhëtoj në Bruksel, kryeministri Kurti, takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.

Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të pagjeturit. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, bën nderime te Memoriali për të pagjeturit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore, ku do të takohet me krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian.

/Gazeta Enigma/

Related Articles