Përfaqësuesi i Lartësisë së Tij Amir Sheikh Mishal Al Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Lartësia e Tij Princi i Kurorës Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah pritën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Nju-Jork.
Takimi u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që mbahet aktualisht në Nju Jork të mërkurën, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Kuvajtit, “Kuna”.
Gjatë takimit, thuhet se të dyja palët diskutuan për marrëdhëniet mes Kuvajtit dhe Kosovës, si dhe mënyrat e mbështetjes dhe forcimit të tyre në mënyrë që t’i shërbejnë interesit të dy vendeve dhe kombeve të tyre, krahas zhvillimeve të fundit në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Promovimit të Investimeve Direkte të Kuvajtit, Sheikh Dr. Meshal Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, nënsekretari i Punëve të Jashtme pranë Lartësisë së Tij i Princit të Kurorës, Diwan Mazen Al-Isa dhe ndihmës ministri i Jashtëm, Bader Saleh al-Tunaib.