Sekretarja britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss ka njoftuar për takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti në Britani të Madhe.
Ajo përmes një postimi në Twiter ka shkruar se kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, veprimin galvanizues kundër pushimit të jashtëligjshëm rus në Ukrainë dhe sfidimin e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Truss.
Para takimit me Truss, Kurti është pritur në takim edhe nga ministri i Forcave të Armatosura britanike, James Heappey.