Kurti takohet me senatorin dhe kongresistin amerikan

Kurti takohet me senatorin dhe kongresistin amerikan

Kryeministri Albin Kurti, në kuadër të vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me senatorin Gary Peters ndhe kongresistin Andy Levin, shkruan GazetaEnigma.

Në bazë të një njoftimi kryeministri Kurti shprehi falënderim dhe mirënjohje për Kongresin dhe Senatin Amerikan.

“Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar përgjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë. Në takimin ku ishte i pranishëm edhe kryetari i qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, u bisedua edhe për dhe kërcënimin që aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim. / GazetaEnigma

Related Articles