Kurti takon antropologen Janet Reineck e “Kosova Ethno-Tour”

Kurti takon antropologen Janet Reineck e “Kosova Ethno-Tour”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku,janë takuar me antropologen amerikane Janet Reineck dhe grupin me të cilin ka nisur një tur rreth Kosovës në kuadër të iniciativës “Kosova Ethno-Tour”.

“Grupi do të qëndrojë për dy javë në vend, deri më datën 5 gusht. Gjatë kësaj periudhe do të vizitojnë peizazhe e pasuritë tona natyrore, përjetojnë kulturat tona ushqimore si dhe disa prej festivaleve që organizohen në lokacione të ndryshme gjatë kësaj periudhe”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

“Kryeministri e falënderoi antropologen për kontributin që ajo po jep për shpërndarjen e njohurive në njohjen e vlerave kulturore e natyrore të vendit tonë dhe ardhjen e turistëve përmes programit të saj”.

“Ai i uroi grupit qëndrim të mbarë e të këndshëm në Kosovë, duke shprehur dëshirën që ta njohin sa më shumë vendin tonë”.

Related Articles