Kurti takon edhe deputetin goran në kuadër të takimeve konsultative për konstituimin e Kuvendit

Kurti takon edhe deputetin goran në kuadër të takimeve konsultative për konstituimin e Kuvendit

Në kuadër të takimeve konsultative me përfaqësues politikë të komuniteteve joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim deputetin e zgjedhur që përfaqëson komunitetin goran në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.

“Në takim u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt”, u tha në njoftimin e Kryeministrisë.

Në njoftim nuk u bë e qartë nëse deputeti Hoxha do të mbështeste një qeveri të re të drejtuar nga Kurti.

Related Articles