Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në zyrën e tij, George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Republikën e Greqisë.
Në njoftim thuhet se Kurti e Papandreou diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.
Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), thuhet në njoftim.