Kurti takon përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

Kurti takon përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

Qëndrimin në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e filloi me një mëngjes pune me përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations).

Bëhet e ditur se gjatë bashkëbisedimit, Kurti nënvizoi indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik. Ai renditi përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimin në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja.

Në këtë kontekst, ai i ftoi kompanitë gjermane që ta vizitojnë Kosovën dhe të konsiderojnë mundësitë që ofron ajo për investime.

Kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti gjatë takimit me përfaqësues të kompanive gjermane në Mynih
Kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti gjatë takimit me përfaqësues të kompanive gjermane në Mynih

Related Articles