Kurti takon Rohden, flasin për zhvillimet për formimin e qeverisë së re

Kurti takon Rohden, flasin për zhvillimet për formimin e qeverisë së re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Bëhet e ditur se Kurti e uroi Rohden për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani, teksa u fol edhe për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

“Në këtë kontekst, u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vend lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, qeveria tha se gjatë takimit u diskutuan edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, për të cilat Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre.

Related Articles