Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka treguar një deklaratë të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, gjatë një mbledhjeje të fundit të grupit parlamentar të VV-së, dhe GUXO-së.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Avdyli tha se Kurti është shprehur se posti i kryeministrit nuk është me rëndësi absolute për të, krahasuar me, siç tha ai, sfidat që ka pasur vendi.
“Në mbledhjen e grupit parlamentar, në një nga mbledhjet e fundit, z. Kurti u ngrit në këmbë dhe tha, ‘Përtej asaj se a bëhem unë kryeministër, nuk është me rëndësi hiç tek e fundit kjo”, u shpreh Avdyli të ketë thënë Kurti.