Kurti tha se drafti për asociacionin është më i avancuar, deputetja e VV-së tregon pse

Kurti tha se drafti për asociacionin është më i avancuar, deputetja e VV-së tregon pse

Deputetja e Vetëvendosjes (VV’së), Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, në T7 ka folur për draftin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo tha se drafti është më i avancuar, derisa tregoi se pse.

“Nuk flasim për një asociacion me kompetenca ekzekutive, për përmbushje të kërkesave të Vuçiqit, jemi palë, dhe më e rëndësishmja është që tash flasim prej pozicionit të shtetit që ka shënuar përparim në luftim të krimit, në drejtat e njreriut, në liritë e medias dhe fjalës së lirë”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot edhe njëherë për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se tashmë i ka dërguar vërejte për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor.

Më tutje Kurti u shpreh se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellur emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.

Related Articles