Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalën e tij në Kuvend ka folur edhe për aksionet terroriste në veri, raporton Gazeta “Enigma”.
“Pikërisht pse ka shumë më tepër sovranitet, integritet territorial, ligjshmëri, kushtetshmëri në veri, ka më shumë aksione terroriste tash”, u shpreh ai.
Kurti tutje ka theksuar se dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, dhe se siç shprehet ai atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste.
“Dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste. Dikur i kanë pasur 4 ndërtesa kryesore, në katër komuna të stacioneve të policisë”. /Gazeta Enigma/