Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Domates, i cili organizohet në komunën e Mamushës.
Gjatë fjalimit të tij në këtë festival, shefi i ekzekutivit ka treguar një ngjarje të fëmijërisë, që tregon marrëdhëniet e tij me domaten.
“Më shumë nga nostalgjia sesa nga varfëria domatja ka qenë edhe një burim i vlerave ushqyese, ku si fëmijë as uria nuk na ndante nga loja’’, u shpreh kryeministri Kurti.
Festivali Ndërkombëtar i Domates ka për qëllim stimulimin e prodhimeve bujqësorë, e veçanërisht atë të domateve.
/Gazeta Enigma/