Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për deklaratën e presidentit serb, Vuçiq, se në qershor do ta vizitojë Kosovën.
Në intervistën e tij në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se Vuçiq nuk ka bërë kërkesë për vizitë por që nuk do të ishte e duhur që ta bënte këtë vizitë.
Megjithëse tha se nuk do t’ia japë lejen, tha se Vuçiq fillimisht duhet ta bëjë kërkesën.
“Ne nuk e kemi një kërkesë së tillë. Duke e parë gjendjen, nuk ka pse të vijë në Kosovë, ai që e ka mohuar masakrën e Reçakut. Ai që 2 vite thotë por nuk e bën kërkesën. Unë nuk do t’ia jap lejen, por ai njëherë le ta bëjë kërkesë”, tha Kurti