Kurti tregon se çka bisedoi me Plenkoviqin

Kurti tregon se çka bisedoi me Plenkoviqin

Kryeministri Albin Kurti e nisi vizitën e tij zyrtare në Kroaci, ku u takua me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq.

Në llogarinë e tij në platformën X, Kurti tregoi se me homologun e tij diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, kulturor, social dhe të sigurisë, të cilat, siç tha, do të jenë në fokus sot me nënshkrimin e gjashtë marrëveshjeve të reja që synojnë lehtësimin e lidhjeve më të forta.

“Unë gjithashtu e informova kryeministrin Plenkoviq për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 29 nëntorit”, shkroi Kurti.

Related Articles