Kurti u ftua për intervistim nga prokurorët që hetojnë korrupsionin dhe krimin financiar

Kurti u ftua për intervistim nga prokurorët që hetojnë korrupsionin dhe krimin financiar

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Prokurorët të cilët ia bënë këtë ftesë Kurtit, janë Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi Prokuror Special në këtë departament.

Lajmin për ftesën e Kurtit e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, teksa u bë e ditur se Kurti është thirrur që të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor nga ora 09:30.

Related Articles