“Kurti ua rriti çmimin e rrymës për 300% bizneseve vendore”

“Kurti ua rriti çmimin e rrymës për 300% bizneseve vendore”

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj politikave të qeverisë udhëhequr nga Albin Kurti.

Bajrami ka kritikuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe të tatimit në pronë për bizneset vendore.

“Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%, ua rriti tatimin në pronë dhe tani u thotë: ‘vendosa që ju t’ua rritni pagat punëtorëve”, ka shkruar Bajrami. Ajo theksoi se kostot e larta nuk përkthehen në përmirësim të pagave për punëtorët.

Hykmete Bajrami, kujtoi grevën e një viti më parë të grave që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit dhe kërkonin pagën minimale prej 350 euro. “Mbajtën grevë më shumë se dy muaj, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, dhe sot shumica e tyre janë pa punë.”

Bajrami thekson se këto gra “lexojnë sot statusin e Albin Kurtit për pagën minimale dhe kanë të drejtë vote më 28 dhjetor,” duke sugjeruar se qytetarët do të kenë mundësinë të reflektojnë mbi politikat e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.

Related Articles