Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së ekipit kosovar në CS:GO, Bad News Eagles.
Kurti thumboi kundërshtarët, pasi tha se për ta, Bad News Eagles janë veç Bad News.
“Pas suksesit në Majorin e fundit në Antwerp dhe kualifikimit tani në Rio de Janiero, sot filluan garën e tyre të parë, ku shkëlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation”, shkroi Kurti.
Ai, tutje i uroi sukës djemve shqiptarë të cilët garën tjetër do ta luajnë sonte në kualifikimet në Rio de Janiero.