Kurti uron besimtarët krishterë duke e cituar Jezu Krishtin

Kurti uron besimtarët krishterë duke e cituar Jezu Krishtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjet përmes një postimi në Twitter. Ai e ka cituar edhe një thënie të Jezu Krishtit.

“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju“, është citimi që Kurti e ka bërë duke thënë se ky urdhër është i pavdekshëm.

“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti

Related Articles