Kurti uron CDU/CSU për fitoren në Gjermani

Kurti uron CDU/CSU për fitoren në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet federale të Gjermanisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka uruar edhe specifikisht Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelar i ardhshëm.

Kurti ka shkruar në “X”,  se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kurti.

Related Articles