Kurti uron Pashkët për besimtarët katolikë dhe ortodoksë

Kurti uron Pashkët për besimtarët katolikë dhe ortodoksë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo ditë është më shumë se një festë fetare, duke theksuar rëndësinë që ka në jetët tona si një moment për të reflektuar dhe për të rilindur shpirtërisht.

“Ta duam njëri-tjetrin dhe atdheun në pambarim. Ta kemi shpresën të madhe sa dëshirat. Ta mbrojmë dritën siç e mbrojmë veten. Ta përmbushim sprovën e të qenit njerëz me besim e me virtytin e të mirës”, ka shkruar tutje Kurti.

Ai ka vlerësuar se kjo festë i bashkon të gjithë besimtarët dhe sjell me vete mesazhe për paqe, dashuri e ndihmë ndaj njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Related Articles