Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin po mbanë tubimin përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Gazeta Enigma.
Për Kurtin, partinë dhe partnerët e koalicionit Guxo dhe Alternativa, pjesëmarrje e madhe është parë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Kurti në fjalën e tij renditi sukseset që qeveria e tij arriti në 4 vjet qeverisje.
Tutje, ai bëri lojë fjalësh duke përshkruar shtrirjen e sovranitetit që politikat e qeverisë së tij e bënë në veri.
“Me neve qeveria – qe veriu”, tha Kurti para mijëra qytetarëve.
“Ai tha se V-ja e tyre vetëvendos, por edhe pren, duke treguar simbolin e gërshëreve.
“Simboli i Vetëvendosjes, V-ja ishte simbol i presidentit anglez, Winston Churchill. V-ja jonë vetëvendos, por edhe prenë”, tha ai.
Ai tha se V-ja e tyrë është kthyer në gërshërë e cila e ka prerë korrupsionin në Kosovë.