“Kurti vazhdon me politikën e tij”, Vuçeviq reagon për tabelën e KOSTT-it në Zveçan

“Kurti vazhdon me politikën e tij”, Vuçeviq reagon për tabelën e KOSTT-it në Zveçan

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka reaguar pas vendosjes së tabelës identifikuese të KOSTT-it në nënstacionin në Vallaç të Zveçanit.

Ai për RTS tha se “Kurti vazhdon me politikën e tij” dhe se siç pretendon autoritetet kosovare “sulmuan institucionet e Energjisë Elektrike të Serbisë”.

Mes tjerash, ai tha se pret që “dikush nga komuniteti ndërkombëtar do të reagojë, por se ka frikë se “nuk do të bëjë”.

Ishte zëdhënësi i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ai i cili e bëri të ditur lajmin të premten për vendosjen e kësaj tabele.

Ky zhvillim erdhi pasi në veri të vendit, gjatë muajit janar ishin shpërndarë mbi 20 mijë fatura të energjisë në veri të vendit për konsumin energjisë, që ishte bërë për herë të parë në atë pjesë të vendit.

Ishte zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, i cili atë kohë pati thënë se nga një institucion që për vite me radhë ka pasur devijime negative, KOSTT-i tash po kritikohet që po bën devijime pozitive.

Related Articles