Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të marten do të fillojë vizitën dy ditore në Bruksel, në kuadër të takimeve me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, në një konferencë për media ka thënë që Kurti në Bruksel do të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së si dhe me kryeministrin e Belgjikës.
“Ai do të udhëtoj të martën për në kryeqytetin e BE-së dhe do të ketë një vizitë dy ditore do të ketë takime më përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre takimi me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli , presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politik të Jashtme, Joseph Borrell, dhe komisioner tjerë të rëndësishëm. Ai poashtu do ta takojë edhe kryeministrin e Belgjikës”, ka thënë Kryeziu.
Më tutje asi njoftoi se në këto takime Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.