Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka propozuar sot në mbledhjen e KP të VV-së, Glauk Konjufcën, si mandatar të ri për kryeministër.
Kurti ka thënë se propozimi për kabinitetin qeveritar do të jetë po i njëjti, vetëm se do të ndërrohen vendet mes tij dhe Konjufcës.
Kurti do të jetë i propozuar për Ministër të Punëve të Jashtme në vend të Konjufcës, derisa Konjufca do të jetë i mandatuari për kryeministër.
Metoda që sot Kurti përdori nuk është e panjohur për publikun.
Vetën krye-diplomat e kishte emëruar edhe Hashim Thaçi.
Pas zgjedhjeve të qershorit 2014 në Kosovë, ishte krijuar një ngërç politik sepse partitë fituese nuk po arrinin marrëveshje për formimin e qeverisë.
PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës), që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, doli e para, por asnjë parti nuk kishte shumicë për të qeverisur e vetme.
Pas disa muajsh bllokim, më dhjetor 2014, LDK-ja e Isa Mustafës dhe PDK-ja e Hashim Thaçit arritën marrëveshje për koalicion qeverisës.
Sipas kësaj marrëveshjeje: Isa Mustafa do të bëhej Kryeministër, ndërsa Hashim Thaçi do të bëhej Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme — pra kryediplomat i Kosovës.
